JOQ Albania
Home

Mund ta dalloni se cila nga vajzat është sëmurë? Shkencëtarët tregojnë zbulimin e madh për evoluimin e njerëzve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 10:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të jetë e mundur që ju të dalloni nëse një i afërm, mik apo koleg është sëmurë vetëm duke i parë.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit.

Shkencëtarët u kanë injektuar disa vullnetarëve E.coli ose ndonjë ‘placebo’ dhe dy orë më pas kanë pyetur njerëzit e tjerë sesa të sëmurë duken vullnetarët.

Pacientët e infektuar u dalluan nga pjesëmarrësit vetëm duke i vëzhguar nga jashtë. Ata thanë se ata dukeshin më keq në fytyrë dhe se mund ta dallonin që ishin sëmurë duke u parë qerpikët dhe gojën.

Personat e sëmurë dukeshin gjithashtu më negativë në fytyrë dhe kjo mendohet të jetë shkaktuar nga inflamacioni ndërkohë që sistemi imunitar lufton me infeksionin.

Duke u nisur nga këto rezultate shkencëtarët besojnë se njerëzit tashmë mund të kenë evoluar duke fituar aftësinë për të kuptuar nëse dikush është sëmurë.

Sipas tyre, ky është një mekanizëm mbrojtës që na bën ne të kuptojmë që dikush mund të ketë diçka ngjitëse dhe duhet t’i rrimë larg që të mos sëmuremi dhe ne.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania