JOQ Albania
Home

Oficeri zbret në pikën më të thellë të botës, e pabesueshme dhe e frikshme ajo që zbulon
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një oficer, në pension, i marinës ka thyer rekordin botëror duke bërë zhytjen më të thellë në histori.

Victor Vescovo zbriti së fundmi në pikën më të thellë të planetit tonë me anë të një nëndetëseje të krijuar posaçërisht për të duruar shtypje ekstreme.

Vescovo zbriti gati 11km në dyshemenë e oqeanit, zbuloi 4 krijesa të reja detare si dhe diçka shumë ‘të frikshme’. Mbetje plastike!

Nëndetësja zbuloi një qese plastike si dhe paketime të ndryshme ëmbëlsirash mes krijesave të tjera të detit.

Qese plastike dhe mbështjellëset e ëmbëlsirave tregojnë se sa negativ mund të jetë ndikimi i njerëzve në planet.

Një masiv prej 8 milionë tonë plastike përfundon në oqeanet e botës çdo vit, sipas Kombeve të Bashkuara, duke e bërë plastike një kontribues të madh në ndotjen e oqeaneve.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania