JOQ Albania
Home

“Boschardt të të vijë turp”/ I shkon pas Metës e Monës, aktivistja e LSI-së i njollosi murin ambasadorit të BE
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme është shoqëruar në polici, Ana Azizaj, për të dhënë deponimin e saj. Ajo u shoqërua si e dyshuar për shkrimin e parullës në afërsi të banesës së Ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt.

Pasi dha dëshminë e saj dhe kaloi afatin e parashkrimit ajo u la e lirë teksa hetimet në lidhje me këtë çështje vijojnë. Nuk dihet ende se çfarë shtyu të renë për të shkruar atë parullë kundër Borchardt.

Vajza e re, shihet se është pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo shihet mjaft aktive në politikë përmes rrjeteve sociale. Ndërsa është e angazhuar në mitingje, protesta dhe aktivitete të LSI-së.

Azizaj, është një nga të rinjtë e LSI që organizuan surprizë ditëlindjen e Kryemadhit. Në profilin e saj janë të shumta edhe fotot e postuara në takime me Metën dhe Kryemadhin.