JOQ Albania
Home

Burgim të përjetshëm për 16 kg hashash, shqiptari hedh akuza të forta ndaj gjykatës greke
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

54-vjeçari Shaban Safet Veizi nga Konispoli flet nga burgu i Hanias së Kretës për padrejtësitë që i është bërë gjat gjykimit në burgun e Greqisë.

Gjykata e lartë në Greqi ka shtyrë për 18 shtator seancën ndaj shqiptarit Shaban Veizi, i dënuar me burgim të përjetshëm në 2004, vetëm për 16 kg hashash. Siç është shprehur edhe në "Fax Web", shqiptari kërkoi t’i shtyhej gjyqi pasi i është mohuar e drejta të mbrohet me avokat.

Ai tha në sallë se gjyqi ndaj tij është politik dhe se nuk mund të vijonte shqyrtimi i cështjes së tij pa mbrojtje. Në seancë ishin të pranishëm dhe dy përfaqësues nga ambasada jonë në Greqi.

Veizi shprehet:

Dënimet na japin maksimalisht por edhe më shumë. Jam i dënuar me akuzën për trafikim 16 kg kanabis, pasi çantën që më dha bashkëfshatari im jashtë kufirit nuk e dija se çfarë kishte brenda, çasi i besova si shokë. Jam nga Konispoli dhe kufiri nga fshati im është rreth 700 metra. Më kapën në fshatin Kosk të Filatit me 16 kg ësh.U nisa për në Greqi pasi kisha gruan të sëmur me zemër dhe punë nuk kisha. Që nga viti 2004 po vuaj një dënim me burgim të përjetshëm se jam Çam. Gjatë hetimit hetuesi me pyeti nëse isha Çam dhe i thashë se i tillë isha, por më mbrapa kuptova se sa më kushtoi kjo.
Mund të kërkoni në të gjithë Evropën dhe nuk mund të gjeni një dënim të tillë. Por ende pa shlyer këtë dënim më kanë dhënë akoma edhe katër vjetë e dhjetë muaj të tjera.problemi im lindi që në ditën e parë kur më kapën pasi hetuesi grek ne shqip më pyeti ne se isha çam, po jam çam i thashë, nuk kam ndermend të ndrojë idenditetin tim.”

Duke treguar gjithë orvatjet që i është dashur të bëjë në drejtësinë e shtetit fqinjë, Veizi tregon se dënimi që ka marrë është i njëjtë me atë të një krimineli që është kapur me një anije me 5.5 ton kokainë.

Shaban Veizi tregon se ka kontaktuar dhe me ambasadën shqiptare në Athinë por dhe këta të fundit nuk e kanë ndihmuar.

Ai shton:

 Në vitin 2005 Bëra kërkesë për në Apel por, që la në fuqi dënimin e Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 2006 ju drejtova Gjykatës së Shkallës së Lartë por edhe ketu nuk pati ndryshim të dënimit. I kërkova dokumentat e vendimit kësaj të fundit për ta kërkuar në Gjykatën Ndërkombëtare, por mi vonuan apostafat dhe mi dhanë me 7-të muaj vonesë. Me gjithë këtë vonesë i nisa dhe mu kthye përgjigja se kishte kaluar afati.
Nga viti 2011 deri në Nëndor të 2018 kam bërë tre kërkesa për të marrë vendimin nga Gjykata e Shkallës së Lartë, por nuk me kthyen përgjigje. Ju drejtova Avokatit të Popullit me një letër nuk më kthehu përgjigje. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar në burg dhe sot punoj guzhinjer. Gjatë këtyre 15 vjetëve më kanë çuar në 9-të burgje që të mos bashkohemi e të rebelohemi, gjithashtu kam mbajtur dhe po mbaj një ditar. Dënimi që mu dha është më se dënimi që u dha për trafikantitn që u kap me me një anije me 5.5 ton kokainë. Më datën 4 maj të 2019 mora ne telefon ambasadën tonë në Athinë dhe pas shumë përpjekjesh mu përgjigj një punonjëse që më tha se nuk të ndihmojmë dot.”