JOQ Albania
Home

“Pashë diçka të bardhë, mendova se ishte shampo”, adoleshenti zbulon ‘surprizën’ e pakëndshme në peshqirin e palestrës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent ka marrë një ‘surprizë’ të vogël tek peshqiri që kishte marrë me vete për në palestër.

Mohammed Ali nga Northampton tregoi i revoltuar se dikush kishte ‘ejakuluar’ në peshqirin e tij të palestrës.

Ali ishte në tualet për disa minuta dhe kur u kthye e gjeti peshqirin të bërë pis me diçka të bardhë që ai fillimisht mendoi se ishte shampo.

Por, me një shikim të dytë ai e kuptoi që bëhej fjalë për spermën e dikujt.

Mohammed tregon:

Kur po laja duart e kuptova që peshqiri im ishte lëvizur. E hapa për ta parë më mirë. Pashë diçka të bardhë dhe mendova se ishte shampo që mund të kishte rrjedhur nga çanta ime, kështu që e preka dhe i mora erë. Rezultoi të ishte ajo që po shpresoja të mos ishte, personi që kishte ardhur në dhomën e ndërrimit ishte masturbuar në peshqir tim. Isha aq shumë i zemëruar..”

Stafi i palestrës i ka dërguar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në polici dhe incidenti po hetohet.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania