JOQ Albania
Home

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, burg përjetë për Fadil Kasemin
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja e rëndë ndodhi në 31 gusht të vitit 2017 ku gjyqtarja Fildes Hafizi u vra nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi.

E ndërsa sot Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi dënimin maksimal, burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, ndaj vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.

Kasemi u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 3 vepra penale, "vrasje me paramendim", "rrëmbim personi" dhe "armëmbajtje pa leje". Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Deklarata e dikurshme e Kasemit:

Jam i penduar. Kërkoj drejtësi. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe nuk dua falje nga ata. Dua vetëm të pranojnë ndihma financiare nga hallat dhe xhajat.”