JOQ Albania
Home

Ish-trajneri i Laçit i futet politikës, kandidon për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 13:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i njohur shqiptar, Bledar Sinella duket se ka zgjedhur një drejtim të ri për jetën e tij. Mesa duket, ai ka vendosur të lërë futbollin për t’iu futur politikës.

Partia e re politike, Bindja Demokratike, i ka besuar Bashkinë e Kavajës 48-vjeçarit dhe do të jetë pikërisht ai kanditati i kësaj partie në këtë qytet.

Sinella ka drejtuar disa skuadra në karrierën e tij si trajner, të cilën e filloi te Besa.

Pas një periudhe të suksesshme në krye të moshave të Besës, Sinellës iu besua dhe kreu i skuadrës A së kavajasve.

Në sezonin 2015-16, Sinella drejtoi Tomorin dhe pas aventurës në Berat, mori drejtimin e Laçit për pak kohë.

Në sezonin 17-18, u rikthye te Besa e Kavajës, ndërsa në fillim të këtij sezoni, ishte trajner i Egnatias. Tashmë është larguar edhe nga Rrogozhina dhe jeta e tij do i përkushtohet politikës.