JOQ Albania
Home

Grabitet në mënyrë spektakolare Ferrari unik me vlerë 2 milionë euro
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një super ferrari antike ka rënë pre e një grabitjeje spektakolare. Kjo ka alarmuar autoritetet vendase dhe ka vënë në lëvizje policinë gjermane që po kërkon për një hajdut dinak. Ngjarja ka ndodhur të Gjermani, ku një i ri, në mënyrë mjaft “dinake”, ka mundur të vjedhë një ferrari të modelit 288GTO me vlerë 2 milionë euro.

Kjo super-makinë e modelit italian, ishte në pronësi të një të moshuari që banonte në Dusseldorf. Pronari i mjetit ishte kontaktuar nga një blerës i mundshëm dhe kishin lënë takim për të finalizuar shitjen.

“Blerësi” ka kërkuar fillimisht të bëjë një xhiro prove dhe ka gjetur dakordësinë e palës tjetër. Nën shoqërinë e shitësit xhiroja e testit ka përfunduar dhe deri këtu gjithçka shkoi mirë. Por kur do të bëhej ndërrimi i drejtuesve ndodh çudia. Në momentin kur i moshuari zbret nga makina, “blerësi” i jep gaz dhe largohet drejt rrugës kryesore B9 në drejtim të Dormagenit.

Prej ditës së hënë kërkimet nga policia kanë dështuar. Red Ferrari është një model i shtrenjtë i “kokëkuqes”. Bëhet fjalë për një makinë antike që është regjistruar për herë të parë në vitin 1985.