JOQ Albania
Home

“Jam e vetme, nuk dua t’i lë fëmijët në jetimore”, e ndarë nga burri në Itali shqiptarja bën apelin therës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Problemet familjare janë nga më të ndryshmet, por një nënë e re shqiptare gjendet e vetme në Itali mes shumë problemeve serioze. Ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj italian, pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme tek ajo e ndërsa për fëmijët e tij nuk ka qenë ndonjëherë i interesuar.

34-vjeçarja shqiptare është pa punë e pa të ardhura ekonomike ku nëse nuk paguan qeranë e shtëpisë rrezikon të ngelet në mes të katër rrugëve. E nëse kjo ndodh shteti italian ka për t’i marrë edhe fëmijët pasi ajo nuk u siguron dot jetesën.

Nëna e re shprehet se nëse fëmijët e saj përfundojnë në shtëpinë e fëmijës në Itali, ajo më mirë të vrasë veten sesa të jetojë pa fëmijët e saj. Ajo u bën apel të gjithë bashkëatdhetarëve që ta ndihmojnë me se të kenë mundësi, edhe sikur me lekë borxh. Ajo premton duke u betuar për fëmijët e saj se do i kthejë lekët borxh të të gjithëve që do e ndihmojnë.

E gjendur pa rrugëzgjidhje, sepse as në Shqipëri nuk kthehet dot. Në vendlindje ka vetëm dy prindërit e saj të sëmurë që siç shprehet edhe vetë shqiptarja, vetëm shpirti u ka ngelur.

34-vjeçarja shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Jam një nënë 34 vjeçe me dy fëmijë të vegjël. Unë jam ndarë nga burri pasi ai ishte i dhunshëm dhe ndodhem në Itali. Ju lutem bashkëatdhetarëve të mi që të më ndihmojnë sadopak pasi jam në hall të madh. Nëse nuk paguaj qeranë e shtëpisë jam e detyruar të dal  në mes të 4 rrugëve e mi marrin fëmijët dhe do mi mbyllin në shtëpinë e fëmijës.
Nuk kthehem dot në Shqipëri sepse ish-bashkëshorti im është italian dhe nuk më jep firmën që fëmijët të marrin asistencë sociale. Më tha i rregullojmë fëmijët në shtëpi të fëmijës meqe ti nuk i mban dot. Ju përgjërohem më ndihmoni me sadopak nëse mundeni sepse po më morën fëmijët unë jam për të vrarë vetën. Nëse dikush më ndihmon edhe me lëkë borxh, ju betohem me fëmijët e mi që do ua kthej prapë sa të kem mundësinë. Ju lutem më ndihmoni jam e vetme. Në Shqipëri kam vetëm prindërit e sëmurë që as shpirtin nuk më japin dot. Ju përgjërohem më ndihmoni. Numri im i celularit është 00393791500215.
Kushdo që më kontakton për të më ndihmuar unë do i jap emër, mbiemër timin dhe çdo gjë që i duhet për të vërtetuar që çdo gjë që thëm është e vërtetë."

Foto Ilustruese