JOQ Albania
Home

Mark Zuckerberg blen shtëpinë përrallore në Kaliforninë e Veriut. Do magjepseni nga pamjet
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 13:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pronari i Facebook, Mark Zuckerberg ka investuar plot 59 milion dollarë për dy prona magjepsëse në liqenin Tahoe.

Një nga destinacionet më të lakmuara për pushime në Kaliforninë e Veriut tashmë do të mbajë pronësinë e manjatit të Facebook. Të shtrira mes pyjeve, ajrit të pastër, liqenit dhe pamjes magjepsëse tashmë këto ambiente janë një tjetër pasuri e paluajtshme e Zuckerbergut.

Zuckerberg tani zotëron 600 metra pronë ujore private në liqenin Tahoe. Pavarësisht se është kritikuar për blerjen e pasurive në Hawaii, Palo Alto dhe San Francisko, ai vazhdon të shtojë vendet çlodhëse dhe relaksi për llogari të tijën.

Prona më e re e tij është një shtëpi kryesore me shtatë dhoma gjumi dhe një skelë të rrallë të stilit të marinës që ka përkrah një jaht gjigand. Prona pak në Brushwood kap 6.2 hektarë. Shtëpia kryesore është një sipërfaqe prej 5.322 metra katrorë dhe ka gjashtë dhoma gjumi; ka edhe një bujtinë të veçantë.