JOQ Albania
Home

Eduart Ndocaj ironizon Bledi Çuçin me luleshtrydhen: Është burri i gruas së Ramës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai është kandidat i pavarur për bashkinë e Lezhës, por së fundmi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku ka zgjedhur të ironizojë ministrin Bledi Çuçi duke ngrënë luleshtrydhe.

Ai e ka quajtur Çuçin burrin e gruas së kryeministrit Edi Rama. Ndocaj është shprehur se do t’i hajë luleshtrydhet që ka blerë meqë vetë Çuçi ka thënë se nuk kanë hormone.

Ai shprehet:

Ju e dini problemin e këtyre me hormoneve. Çuçi nuk e dini ju a e njihni Çuçin, është burri i gruas së Edi Ramës. Çuçi thotë që këto nuk kanë hormone. Po e bëj provën se edhe Çuçi ka ngrënë, kur ka ngrënë dhe ai, ka kaluar javën dhe nuk ka vdekur. Është bërë luleshtrydhja sa një domate.”

Para pak ditësh ministri Çuçi reagoi lidhur më produktet me pesticide që konsumojnë shqiptarët ku tha se nuk janë të vërteta lajmet që shqptarët konsumojnë fruta dhe perime me hormone e pesticide të ndryshme. Madje ai vetë konsumoi një kokërr domate kur ishte me fermerët në serat e tyre.

Ndocaj ka gjetur rastin të ironizojë Çuçin duke e nxjerrë keq para të gjithë opinionit publik shqiptar.