JOQ Albania
Home

Akuzojnë njëri-tjetrin live/ Nëna i kthehet ish-bashkëshortit: Na ke lënë pa bukë, vajza nuk të njeh ty
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 14:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme në emisionin "Me zemër të Hapur" është rikthyer 40-vjeçarja nga Korça. Para dy ditësh ajo ka rrëfyer se është divorcuar nga bashkëshorti para dy vitesh. Edhe pse të ndarë, ata janë prindër të një vajze 6-vjeçare.

Babai i vajzës, sipas 40-vjeçares e ka lënë vogëlushen në harresë dhe se prindërit e ish-bashkëshortit e kanë kërcënuar me jetë zonjën nga Korça.

Në një lidhje telefonike, ish-bashkëshorti e akuzoi gruan duke thënë se sipas tij ajo nuk ka qenë e sinqertë. Sot gruaja u rikthye në studio duke kërkuar përballje me ish-bashkëshortin. Ajo i ka kërkuar prokurën që ta lejojë atë të marrë vajzën në Itali, ku 40-vjeçarja ka gjetur mundësi punësimi.

40-vjeçarja shprehet:

Vajza ime nuk e njeh babain. Unë dua pensionin për vajzën, jo për vete. Hap llogarinë në bankë në emër të vajzës, dhe t’i marrë ajo.”

Por në një lidhje telefonike, babai i vajzës tha se divorci është bërë pa dijeninë e tij dhe ndaj nuk është i gatshëm t’i përgjigjet. Ai ka treguar edhe problemet që çuan në këtë ndarje.

Babai i vajzës rrëfen:

Para se të jem i gatshëm t’i japë prokurë kësaj zonje, dua të di si e mori ndarjen vetëm në gjykatë, ta marrë dhe prokurën. Jam vënë në dijeni për gjyqin pas 1 viti e gjysmë. Le të vazhdojë jetën e saj sipas dëshirës së saj. Ndodhi diçka krizë ekonomike mes familjes sime. Ajo zonjë dëshiroi të largohej nga jeta ime, ama nuk gjente dot mundësinë. Gjeti shkakun, arsyen dhe u largua. Kriza ekonomike. Kur u ktheva i detyruar nga Greqia, largohem në emigracion, në Maqedoni por menjëherë nisën problemet mes nesh.”

I pyetur se përse nuk e takon vajzën, ai fajësoi ish-bashkëshorten e tij.

Ai shton më tej:

Pas një viti që e marr vesh që jam i divorcuar, e kam kërkuar vajzën por vajza kishte ikur. E kam kërkuar për një vit më thoshte jo jam këtej, jo në Itali.”

Por ish-bashkëshortja i ka drejtuar disa pyetje ‘live’ duke e akuzuar se i ka lënë pa bukë.

40-vjeçarja e pyet:

Ku ishe ti kur unë kërkoja të ikja në Itali për një jetë më të mirë për vajzën. Ku ishe kur unë isha pa bukë. Çfarë t’i them vajzës, që nuk të njeh?”

Pyetjes se nëse është e gatshme ta lejojë të atin të takojë vajzën, gruaja tha por, por duke kërkuar së pari një takim me të.

Gruaja shton:

 Takimin e parë do e kesh me mua, të dytin me vajzën.”

Por babai i vajzës nuk ka qenë i gatshëm të pranojë menjëherë për të takuar vajzën. Ai tha se duhet të komunikojë me familjen e tij dhe të mendohet.

Babai i vajzës përgjigjet:

Duhet të flas me familjen time, prindërit.”