JOQ Albania
Home

U nisën për të festuar, përcillen për në banesën e fundit 3 personat që humbën jetën në Kavajë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një akident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë. Sot shkoi në tre numri i viktimave si pasojë e këtij aksidenti.

Drejtuesi i mjetit me targë AA 615 VO ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi mbrëmjen e djeshme u përplas me tabelën e një karburanti në Kavajë. Viktima është Vilson Cara 23 vjeç i cili sot do të festonte ditëlindjen e tij të 24-ërt.

Shoku i tij i cili ka qenë në mjet me të, Gentjan Belba ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme nga përplasja e fortë. Një kalimtare gjithashtu ka ndërruar jetë. Ajo është Lumturie Demrozi, 46-vjeçe, nënë e dy vajzave. Viktima ka qenë duke kaluar në trotuar me dy vajzat e saj.

Mësohet se dy të rinjtë kishin dalë të festonin dhe shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e lartë.

Dy vajzat e kalimtares e cila mbeti e pajetë janë jashtë rrezikut për jetën. Ato janë Xhesika Demrozi, 21 vjeçe dhe Ermira 12 vjeçe.

Një lajm i mirë vjen për vajzën e madhe e cila ka dalë nga Spitali i Truamës në Tiranë dhe tashmë është në një gjendje më të stabilizuar, por ka një këmbë të thyer. Ndërsa vjaza tjetër ka marrë dëmtime më të lehta.

Por detaji që e bën me tragjik këtë aksident është fakti se  të rinjtë ishin nisur për të festuar pasi njëri prej tyre, Vilson Cara kishte ditëlindjen. Të rinjtë ishin nisur për festë, pasi shoku i tyre bëntë 24 vjeç, por e kthyen në mort. Ceremonia mortore do të zhvillohet sot për të tre viktimat dhe do të mbahet në orën 17:00.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë dhe mësohet makina që po udhëtonin të rinjtë ishte e marrë me qera.