JOQ Albania
Home

“Tu ia lut çdo polici me na l’shu ma shpejt” Emigranti shqiptar prek me videon rrëqethëse ku flet për dashurinë për atdheun
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e një emigranti shqiptar në Gjermani është duke bërë xhiron e internetit. Video-rrëfimi i shqiptarit nga Kosova tregon se si “injorohen” emigrantët sapo kthehen në vendlindje. Ai tregon se nuk i pëlqen aspak fakti që e quajnë me epitete të ndryshme si “Ausllander”, “Schatzi” apo “gjerman” dhe se në vendlindje nuk kthehet për qëllime të tjera veçse nga malli.

I riu shprehet se nuk vijnë në atdhe as për të hequr flokët, as për të rregulluar dhëmbët, për të blerë rroba apo për të shitur mend me makinat e reja, por për shkak të dashurisë ndaj vendit.

Ai tregon gjithashtu se është koha që të tilla paragjykime të hiqen nga fjalori, pasi këta emigrantë bëjnë 26 orë rrugë dhe kthehen në atdhe vetëm për të parë të afërmit dhe për t’u çmallur me vendlindjen.

Mesazhi i tij në video:

Tungjatjeta oj Kosova jeme e shtrenjt. Një fakt sot me shtini me bo kët video. Dola, thash ti takoj shok e miq e cmallna pak me ta, se nuk jam pa moti edhe me të vërtet me kish marr malli për ta. I pari që më pa më tha: Ku jo mo ti Auslander “I huaj”. Ai tjetri tha leje leje se ky o schatzi “mërgimtar”. Një tjetër më tha: Ku je be tha ti je gjerman. Boll prita po asnjoni nuk e cëli gojën edhe më mthon, ku je o vlla. Ku je o bashkatthetar, ku jo o shqiptar, ku je o kosovar? Absolut. Para se tu dal me kerr, me hesape ia paskena marr pahiri përparësinë, në udhë dhe e celi xhamin. Edhe shajti goxha si me dhe u shfry si po vini tha me ju lopët e jashtit tha pe boni mut këtu tha, po beni pallari. Edhe unë du me ty drejtu ty o vllau jem, se ndodhta kjo video, me arrit deri te ti. Unë jam që ai që e shajte m’rrugë. Edhe du me t’vet o vlla a q’aq shumë tu keni po tullusuma? A q’aq po ti vrasja sytë na qe kena ardh a? 700 mijë berbera i kalojna prej emigrimit deri në Kosovë, edhe po vijna këtu me hek flokët a? Ose me i ndreq dhëmbët, ose me ble tesha a? Ose me tu fry ty me kerr temin? Jo be vllau jem, tan at malltreti, vjet për vjet edhe çdo herë asht tu bo më i shrenjtë edhe ne aper nuk nalem,vina n’ven tonin. Mos menoni, mos menoni se vallahi e kini gabim, shume e kini gabim, pse? Nuk munder mu dashnin e venit tem me ma hup një kufitar i keq, që mundohet me çdo kusht me ma cel gipekin ha vllau jem cele se nuk ka kurrgjo. Ose nuk mundert mu nje kamarier, në kafeteri pse mi vjedh nga 50 cent edhe njiher, nuk munndet mu me ka hup mu dashninë e ktij vendi, se une jam shqiptar, unë jam i Kosovës edhe për jetë, qitu kam me ardh me kry pushime. E hiç e hiç, mu nuk mundet me ma hup dashninë një njeri që më shan në rrugë. Edhe me thoj tu asulanderat e keni bo mut. Vllau jem, apet po t’coj selam. Ti mke sha dhe e ke vrejt, që unë nuk ke kam cel gojën me t’sha. Edhe në ket video nuk t’shaj, allahi t’rujt. E t’nehet se, unë vllavin shqiptar nuk e shaj nuk kam edukat prej familjes me shajt vllavi jem shqiptar, kërkoj falje. Nuk kam edukat prej familjes me shajt vllavi jem shqiptar, kërkoj falje. Të gjitha tmirat mir mbeçi.”