JOQ Albania
Home

Flet gazetarja serbe pas intervistës me Ramën, tregon si reagoi kur i bëri simbolin e vendit të saj
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Së fundmi kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizionin serb ‘’Pink Tv’’. Gjatë kësaj interviste Rama tha se rajoni duhet të heqë dorë nga ndarjet e vjetra.

Kurse gazetarja serbe, Ksenija Vučić që intervistoi Ramën ka treguar se kishte kërkuar prej disa muajsh që ta intervistonte kryeministrin e vendit tonë.

Gjatë një  interviste ajo ka treguar se çka i ka bërë më shumë përshtypje është reagimi i Ramë, kur kishte ngritur gishtat lart dhe e kishte pyetur se çfarë do i kishte ndodhur po të ecte në Tiranë duke bërë simbolin e Serbisë.

Më tej ajo ka thënë:

Ishim në fund dhe unë i kisha bërë të gjitha pyetjet që kisha. Një moment Rama foli për bukëpjekësin shqiptar që pati probleme dhe u detyrua që të largohej nga Beogradi. Unë i thash se nuk është larguar, por vijon të punojë aty. Pastaj i ngrita tre gishtat lartë dhe i thashë nëse do të isha e sigurt nëse do të shëtisja rrugëve të Tiranës kështu duke bërë simbolin e serbëve dhe Rama reagoi me qetësi dhe më tha se ai do të kujdesej që të mos më ndodhte gjë.”

Kujtojmë këtu se Rama gjatë kësaj interviste tha edhe se i gjithë rajoni duhet të shikojë drejt integrimit për në Bashkimin Europian.