JOQ Albania
Home

Ronaldinho ka probleme serioze me ligjin, i bllokojnë pasaportën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 17:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ronaldinho ka probleme serioze me shtetin brazilian.

Së fundmi, ndaj tij është marrë një masë e rreptë ndëshkimore, teksa ish-ylli i Barcelonës nuk do lejohet të udhëtojë jashtë vendit.

Atij i kanë bllokuar pasaportën për shkak të një padie të vazhdueshme mbi krimet e dyshuara mjedisore.

Padia ka të bëjë me ndërtimin e paligjshëm të një platforme peshkimi mbi brigjet e lumit Guaiba, në qytetin e tij të lindjes, Porto Alegre, në vitin 2015.

Ronaldinho nuk kishte licencë mjedisore për të ndërtuar në atë rajon, ndaj dhe ka ardhur ndëshkimi.

Sidoqoftë, Ronaldinho mund ta apelojë vendimin.

Pasaporta e tij u konfiskua edhe në nëntor, për shkak të dëmeve të papaguara prej 2.1 milionë dollarë, por ajo situatë u zgjidh shpejt.