JOQ Albania
Home

Hoqi dorë nga mandati i deputetes për bashkinë, kryebashkiakja milionere e Ramës kërkon mandatin e dytë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 18:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, rezulton si një nga politikanet lokale më të pasura në Shqipëri. Me një vlerë prej 171 milion lekësh të deklaruara në dorëzimin e Deklaratës së Pasurisë. Një një investigim të BIRN, kryebashkiakja e Roskovecit, zotëronte një pasuri prej 194 milion lekësh në vitin 2013. Të shpërndarë mes dyqanesh, apartamentesh dhe biznesesh të sajat.

Në vitin 2017 kjo pasuri pësoi rënie në nivelin 171 milion lekë. Rënie që sipas asaj që ka deklaruar Bufi, ka ardhur pas shitjes së kompanisë ANBI. Sh.p.k. Të ardhurat familjare për periudhën 2013-2017 janë 30.9 milionë lekë. Paga nga funksioni i Znj. Bufi ka siguruar rreth 31% të të ardhurave, ndërsa shitja e aksioneve të kompanisë së bashkëshortit 29%.

Familja Bufi ka siguruar gjithashtu të ardhura nga qiratë në masën 16% dhe nga paga e bashkëshortit në masën 9%. Nga sa është verifikuar në deklaratën e ILDKP-së të vitit 2013, pasuria shumëmilionëshe nga familja e saj është vënë nga puna në emigracion dhe të ardhurat nga biznesi. Në vitin 2013, bashkëshorti i  Bufit deklaron se ka në gjendje cash 20 milionë lekë me burim nga legalizimi i kapitalit.

Por që në të dy këto raste kërkohet një verifikim më të hollësishëm nga ILDKP. Verifikim që në rastin e zonjës Bufi dhe familjes së saj është shmangur. Majlinda Bufi hoqi dorë nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015 për të kandiduar për një mandat në krye të Bashkisë së Roskovecit. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, ajo u shpall fituese me 52.45% të votave si përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Prej vitit 1995 ka qenë aktive në strukturat e Partisë Socialiste dhe prej vitit 2005 është kryetare e degës së Partisë Socialiste në Roskovec, anëtare e Asamblese Kombëtare të PS, si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Roskovec dhe në Fier. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Bufi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, por e la në mes mandatin për të drejtuar bashkinë e Roskovecit.