JOQ Albania
Home

Pamje të trishta/ Të rinjtë shqiptarë dynden si në vitet 90’ para Ambasadës Gjermane
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm pak ditë më parë Bundestagu gjerman hodhi një hap historik në ndryshimin e ligjit për punësimin e emigrantëve në Gjermani.

Në bazë të këtij ligji mund të qëndrosh deri në 6 muaj në shtetin gjerman për të kërkuar punë, por shpenzimet qëndrimit duhet t’i paguani vetë.

Më parë kjo gjë vlente vetëm për ata që kishin mbaruar studimet e larta, kurse tani vlen për këdo që njeh mirë gjuhën gjermane dhe zotëron një zanat.

Pamjet që vijnë sot nga Ambasada Gjermane në Tiranë të bëjnë të kujtosh radhën që mbahej për një shishe qumësht në kohën e regjimit komunist në Shqipëro.

Kurse sot të rinjtë shqiptarë janë rreshtuar para Ambasadës Gjermane për të aplikuar për punë apo studime në shtetin gjerman.

Radhët e gjata të tyre janë të frikshme, pasi kështu vendi ynë rrezikon të mbetet pa krah pune. Rradhë të tilla të kujtojnë dyndjet e shqiptarëve para ambasadave në vitet 1990.