JOQ Albania
Home

Akuzohet se i mori 700 mijë franga një çifti, media zvicerane shkuan për Loredanën: Është një fantazmë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 19:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh këngëtarja Loredana Zefi ka qenë kryefjala e mediave, pas akuzave të bëra së fundmi ndaj saj.

Kujtojmë këtu se Zefi u arrestua para disa ditësh nga policia e Luzernit. Lajmi u bërë i ditur nga media "20 minuten", e cila ka shpalosur historinë dhe akuzat që rëndojnë mbi Loredanën.

Por pak orë pas lajmit të bujshëm u mor vesh gjithashtu se Loredana Zefi u lirua po atë mbrëmje që u arrestua pasi u mor në pyetje nga policia.

Loredana akuzohet për vjedhjen e 700 mijë frangave, ku është shtirur edhe si vajza e një avokati të njohur zvicerian.

Ndërsa së fundmi mediat zvicerane  “Nau.ch”, ka bërë një sondazh duke pyetur njerëzit në rrugë me një pyetje të thjeshtë:

 A e njihni Loredanën?”

Shumica e personave që janë pyetur kanë thënë se nuk e njohin.

Më pas përgjigjeve që kanë marrë media zvicerane “Nau.ch”  e ka titulluar artikullin kështu:

Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke.’’

Kjo media shkruan se këngët e Loredanës kanë shumë klikime në ‘’Youtube’’, por fansat e saj nuk qenkan zviceran.