JOQ Albania
Home

Opozita cakton datën për protestën e radhës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 19:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi sot aleatët në selinë Blu.

Basha caktoi datën 25 maj, për protestën e radhës.

Protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe është e gjashta.

Aleatët e Bashës janë shprehur se nuk do të lejojnë zgjedhje më 30 qershor.

Gjatë protestës së fundit, Basha sëbashku me protestuesit marshuan drejt 5 insititucioneve të rëndësishme si Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria e Policisë së Tiranës, Parlamenti.

Marshimi i tyre nisi nga kryeministria, ku u shfaqën edhe disa mesazhe me video-projektor në murin e godinës.

Kujtojmë se më 25 maj do të zhvillohen edhe zgjedhjet në Parlamentin Europian.