JOQ Albania
Home

Plas keq përpara finales së kupës, tifozët lacialë plagosin dy policë dhe i vënë flakën makinës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 20:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Momente tensione janë regjistruar pak më parë, në vigjilje të finales së Kupës së Italisë, midis Lazios dhe Atalantës.

Tifozët kryeqytetas janë përleshur me policinë, duke shënuar incidente të shumta.

Situata ka degjeneruar, pasi tifozët lacialë kanë hedhur shishe dhe sende të forta në drejtim të policisë.

Gjithashtu një makinë policie është përfshirë nga flakët, ndërsa janë regjistruar edhe të plagosur.

Ndërkohë pak më parë policia ndaloi një makinë, në të cilën ndodheshin materiale piroteknike dhe thika, të cilat i përkisnin tifozëve lacialë.

Dy policët që ndodheshin në makinën që iu vu flaka, u tansportuan në spital të intoksikuar nga flakët, ndërsa njëri prej tyre ka marrë dëmtime në sy.

Policët u plagosën me thikë në shpatull dhe më pas u mbyllën në makinë, në momentin që filloi lëshimi i shisheve dhe materiale të forta.

Burimi: LaGazzettadelloSport|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania