JOQ Albania
Home

Për pak sa nuk humbi jetën, publikohen pamjet tronditëse të qytetarit pa ndjenja nga gazi i policisë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/05/2019 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar për pak sa nuk ka humbur jetën gjatë protestës së opozitës.

Pamje të rënda janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, ku duket një person pa ndjenja.

Duke iu referuar një mesazhi ardhur në adresë të tij, Berisha shpjegon se i lënduari është një protestues nga Elbasani që iu bashkua tubimit të opozitës dhe që për pak humbi jetën nga gazi që hodhi policia.

Nuk saktësohet se kur janë filmuar pamjet, por me shumë gjasa i përkasin protestës së të shtunës, kur policia hodhi në masë gaz lotsjellës.

Statusi i plotë i Berishës:

Viktime tjeter e helmimit te rende me helme luftarake nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb Pershendetje dr Ky eshte nje protestues nga Elbasani po thuejse gati qe nuk humbi jeten nga gazi helmues”.