JOQ Albania
Home

Kjo është 12-vjeçarja që i bëri dhuratë vetes një automjet që kushton plot £150,000
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 22:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshente i ka bërë vetes dhuratë një makinë luksoze për ditëlindje, edhe pse ende nuk lejohet të drejtojë asnjë mjet qarkullimi.

N.S është një vlogere e cila ka më shumë se 1 milionë ndjekës në mediat e saj sociale. Në ditëlindjen e saj të dymbëdhjetë ajo i bleu vetës së saj një BMW seria 7 e cila vlen plot £150,000.

Vajza jeton në provincën Chonburi, Tajlandë dhe tregoi se ende nuk mund t’i arrijë pedalet duke shtuar se i duhet të presë edhe 8 vite derisa të mund ta drejtojë vetë automjetin.

Gjatë kësaj kohe, makina do të përdoret nga nëna e saj, Natcha, dhe babai, Rong.

12-vjeçarja bën grim profesional dhe e ka kapur për herë të parë furçën e make up-it kur ishte vetëm 3 vjeçe.

Doli për herë të parë në YouTube kur ishte 4-vjeç dhe që prej atëherë po i ngjit shkallët e famës në rrjetet sociale shumë shpjet.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania