JOQ Albania
Home

35-vjeçarja transgjinore bëhet e para në botë që merr organin gjenital të krijuar me lëkurë peshku
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua është bërë personi i parë transgjinor në botë që i nënshtrohet një kirurgjie rindërtuese vaginale me lëkurën e peshkut tilapia.

35-vjeçarja, e cila preferon të identifikohet vetëm si Maju, iu nënshtrua procedurës pasi vagina e saj, e bërë pas operacionit të parë të ri-përcaktimit të gjinisë, filloi të tkurrej dhe mbyllej.

Një ekip mjekësor i udhëhequr nga gjinekologu, Profesor Leonardo Bezerra, i Universitetit Federal të Cearws (UFC) në Fortaleza, veri-lindje të Brazilit, zbuloi se operacioni pionier i ka dhënë asaj mundësinë për të pasur një jetë seksuale sërish.

Procedura, e quajtur neovaginoplasty, gjithashtu ka përmirësuar ndjeshëm vetëvlerësimin e saj.

Lëkura e peshkut të ujërave të ëmbla është përdorur një si lloj proteze biologjike për të rindërtuar dhe zgjeruar kanalin vaginal.

Tre javë pas trajtimit Maju tha:

Jam shumë e kënaqur me rezultatin. Për herë të parë në jetën time ndihem e plotë dhe si një grua e vërtetë".

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania