JOQ Albania
Home

Kujtim Gjuzi me telefon 7 mijë euro, ja kujt ja ka marrë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/05/2019 23:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, pas orës së një kompanie me emër, ka dhe një tjetër objekt personal me shumë vlerë.

Ai tha se ka një telefon i cili kushton 7 mijë euro.

Gjuzi theksoi se telefoni që ka në dorë është i partisë Konservatore.

Kujtojmë që Gjuzi u bë mjaft i famshëm për shkak të këmbënguljes së tij për të marrë mandatin e deputetit, aq sa u bë dhe i bezdisur edhe për anëtarët e KQZ.

Por bëmat e Gjuzit vijuan edhe më tej, kur deklaronte se ka lidhje me amerikanët pasi mban orë e kompanisë me emër.

Gjuzi gjithashtu ka dhënë edhe detaje të tjera nga jeta e tij, një ndër to edhe se ka qenë student i mirë.

Ai deklaroi se e ka patur mesataren 8.2.