JOQ Albania
Home

Puna e parë në jetë deputete, Elda Hoti: Nuk e di kur është krijuar partia
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/05/2019 23:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputetja e LSI në Lezhë, Elda Hoti është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e ‘Opinion’.

Ajo ka pranuar se puna e parë që ka bërë në jetë është deputete.

E pyetur për djegien e mandateve, Hoti u shpreh se nuk është informuar.

Deklarata e Hotit:

Nuk kam eksperiencë politike, pranimi të vija sot këtu kisha pak dyshime. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjja mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegur”.

Gjithashtu e zënë ngushtë nga gazetarja se kur është krijuar LSI, Hoti ka surprizuar me përgjigjen e saj.

Përgjigjia e Hotit:

Të them të drejtën, nuk e di”.