JOQ Albania
Home

E shtyu 25-vjeçarja nga dera e autobusit, ndërron jetë i moshuari që po mundohej të zbriste
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/05/2019 0:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 25-vjeçarje ka hedhur nga dera e autobusit një të moshuar që po përpiqej të zbriste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Las Vegas ndërsa i moshuari raportohet të ketë ndërruar jetë pas incidentit.

Tashmë autoritetet kanë publikuar edhe videon kur e reja duket ndërsa e shtyn të moshuarin pa mëshirë dhe ky i fundit përfundon në tokë pa lëvizur.

Cadesha Bishop, e cila shihet në video duke e shtyrë të moshuarin, është arrestuar më 6 maj dhe akuzohet për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur më 21 mars ndërsa viktima është 74-vjeçari Serge Fournier.

Burimi:NBC News|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania