JOQ Albania
Home

“Kushëri i peshkut gjuhëz”, deputeti i ri Kujtim Gjuzi me dosjen e verdhë në dorë habit me deklaratën
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 8:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, u bë rreth një javë më parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjuzi rrëfeu se këtë ia kishte parashikuar para disa muajsh, Baba Dedë Edmond Brahimajn.

"Bëmat" e Gjuzit janë të shumta, pasi me mënyrën e të folurit dhe atyre se çfarë thotë ai arrin të rrëmbejë vëmendjen e mediave dhe audiencës që shpërthen në të qeshura pas çdo fjalie që ai përfundon.

Rikujtojmë se ai është përfolur për deklarat e pazakonta që nga konflikti me kunatën e deri tek ora e firmës "Atlantic" dhe duke mos lënë pa përmendur këtu edhe origjinën e mbiemrit të tij.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e "Opinion", ai sërish la "gjurmë" me deklaratat e tij.

Gjuzi: Kur vajta deputet e lava makinën time vetë. I thash lavazhierit lëre se e laj vetë”.

Kjo deklaratë e Kujtim Gjuzit në emisionin Opinion mori një duartrokitje.

Blendi Fevziu: Për këtë jepini një duartrokitje zotërisë…

Veç punës si rrobaqepës, ekonomist, në marketing ai tha se kishte qenë edhe president i një autoshkolle.

Gjuzi: Ju thoni që kam qenë shofer në autoshkollë, kam qenë si president i kompanisë, kontrolloja instruktorët.

Në emision, veç orës, telefonit ai kishte dhe një dosje të verdhë. Por çfarë kishte në atë dosje?

Gjuzi: Emrat e spiunëve që futen në kuvend.