JOQ Albania
Home

Shtohen katastrofat e shkaktuar nga dora e njeriut, 100 peshkaqenë të ngordhur dalin në breg
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/05/2019 9:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Plazhistët në një plazh në Angli kanë mbetur të tronditur kur panë një numër të madh peshkaqenësh të dalë në breg.

Në videon e postuar në rrjet, të paktën 100 peshkaqenë të vegjël të ngordhur duken mes ujit dhe rërës.

Disa mendojnë se grabitqarëve të detit mund t’ju jenë hequr velat dhe më pas janë hedhur sërish në det, ndërsa të tjerë mendojnë se janë ngordhur nëpër rrjetat e peshkimit.

Lisa Pritchard tha se peshkaqenët në plazhin tek Burry Port ishin aq shumë sa në një moment nuk mundi as t’i numëronte më.

Ajo thotë:

Mendoj që ka ende shumë të tjerë duke pluskuar në det. Jam e sigurt se ajo që pamë ne është thjesht një përqindje e vogël e sasisë së hedhur."

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania