JOQ Albania
Home

Ky është politikani që po bën ‘fushatë’ në faqen e njohur të filmave me “pullë të kuqe”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/05/2019 10:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një politikan në Danimarkë ka nisur ta zgjerojë fushatën e tij në nje ‘vend’ aspak të zakontë.

Joachim B. Olsen, një deputet danez, raportohet të ketë marrë hapësirë reklamimi në faqen e njohur me përmbajtje për të rritur, Pornhub.

Vendimi aspak i zakontë në këto raste vjen sigurisht për të arritur më shumë votues.

Në një reklamë të postuar në uebsajtin e shumë-vizituar Olsen u thotë përdoruesve që të ‘votojnë për Jokke’( një nofkë për Joachim) pasi kanë përfunduar së përdoruri shërbimet e faqes.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, politikani konfirmoi:

Po unë kam dalë në Pornhub”.

Ai më pas sqaroi se mesazhi ishte më tepër një shaka që si qëllim kishte t’i bënte njerëzit të qeshin dhe, pse jo, të tërhiqte vëmendjen e tyre.

Duke justifikuar vendimin e tij, Olsen u shpreh për CNN:

Duhet të shkosh kudo, dhe pastaj ne menduam se do të ishte gallatë të bënim një reklamë në Pornhub. Gjysma e internetit është pornografi. Dhe, duhet të jem aty ku janë votuesit.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania