JOQ Albania
Home

I bleu orë me 10 gurë diamanti, këngëtarja shqiptare martohet me bosin francez
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/05/2019 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja shqiptare Alida, e njohur edhe si motra e Stines, mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin "Why not".

Për herë të parë ajo ka folur publikisht mbi jetën private dhe planet për martesë me menaxherin e pasur francez.

Moderatorja e emisionit Roza Lati e ka cilësuar partnerin e këngëtares si "boss" pasi ky i fundit i ka bërë dhuratë asaj një orë me 10 gurë diamanti.

Alida tha se dasma e tyre do të mbahej në Monaco.

Ajo u shpreh:

Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë.”