JOQ Albania
Home

Pamje që bëjnë krenar çdo shqiptar/ Një rrugë në Kosovë mban emrin Tifozat Kuq e Zi
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/05/2019 20:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se një rrugë në Kosovë ka marrë emrin e grupit të tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi.

Rruga në fjalë ndodhet në qytetin e Pejës. Qytetari shkruan se tabela që mban emrin e tifozëve Kuq e Zi është vendosur nga bashkia e këtij qyteti dhe në mënyrë ligjore.

Po ashtu mund të thuhet se kjo që ka ndodhur në qytetin e Pejës është një gjë mjaft e veçantë, e cila bën krenarë me mijëra shqiptarë që ndodhen anë e mbanë botës.

Mesazhi i qyetarit:

Po nga bashkia dmth eshte vendosur ne rruge ligjore. Një rrugë në Pejë ka marrë emrin e grupimit të tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi.’’

Më poshtë po sjellim edhe fotot që bëjnë krenar jo vetëm tifozët kuq e zi, por çdo shqiptar sepse të gjithë jemi tifozë të Kombëtares dhe të gjithëve na rreh zemra sa herë ajo luan në fushën e gjelbër.