JOQ Albania
Home

Imiton lëvizjet e njeriut, ky është roboti që do t’i lërë pa punë postierët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/05/2019 0:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më zhvillimin e teknologjisë shumë procese dhe shërbime po automatizohen, pra ato që bëheshin nga njerëzit tani po kryhen nga robotët.

Sfida më e madhe në të ardhmen e shpërndarjes së postës, konsiderohet të jetë postieri robot, që dërgon pako duke shkuar te klienti me një automjet autonom.

Inxhinirët e Ford dhe Agility Robotics, janë bërë së bashku për të krijuar robotin me emrin Digit.

Ky robot, të cilit i mungon vetëm koka, imiton lëvizjet e njeriut dhe është programuar që të dërgojë pakot tek dera e shtëpisë.

Jonathan Hurst, drejtor në Agility Robot u shpreh:

Kur porosis diçka në internet, dëshiroj të më arrijë brenda gjysmë ore dhe dua të mos kushtojë asgjë. Makinë që lëviz vet nëpër të gjitha rrugët, mund ta bëjë këtë të mundur, por kush e sjell pakon deri  tek pragu i derës. Këtu vjen roboti ynë.”

I pajisur me sensorë LiDAR dhe disa kamera stereo, roboti mund t’i shmangë pengesat dhe të kalojë me lehtësi nëpër terrene të ndryshme.