JOQ Albania
Home

“Vjedhin pleqtë e Zvicrës për t’u hapur në Instagram”/ Veshjet firma të Loredanës dhe Mozzik kushtojnë sa “qimet e kokës”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29/05/2019 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Loredana dhe Mozzik janë një prej çifteve më të suksesshëm në botën e muzikës. Ata u vunë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të disa akuzave të hedhura ndaj Loredanës nga një çift të moshuarit zviceranë që pretendonin se ajo dhe i vëllai i kishin marrë nëpërmjet mashtrimit 700 mijë franga.

Përpos gjithçkaje, gjithnjë dyshja janë shfaqur në klipet e tyre me mjete e bizhuteri luksoze, ku nuk mund të lëmë pa përmendur as veshjet e shtrenjta të markave më të njohura që shpeshherë i kombinojnë.

Mozzik ka një orë ‘Rolex’ që kushton 31,900 mijë euro, por as Loredana nuk qëndron shumë prapa me pallton rreth 2000 euro.

Së fundmi, çifti janë bërë prindër të një vogëlusheje që e kanë quajtur Hana.