JOQ Albania
Home

“Në këtë vit njerëzit mund të kryejnë marrëdhënie pa pasur kontakt fizik me një qenie njerëzore”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/05/2019 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vitet në vijim teknologjia mund të zëvendësojë kontaktin fizik mes personave.

Të paktën kështu mendon Neil McArthur, drejtor i “Centre for Professional and Applied Ethics” në Universitetin e Manitoba-s.

Sipas tij njerëzit mund të jenë në gjendje të kryejnë marrëdhënie seksuale pa pasur fare kontakt fizik me njëri-tjetrin në vitin 2050.

McArthur shprehet:

Në vitin 2050, do të jetë rritur një brez i cili do të ketë mundësi për të zgjedhur në menynë e mundësive seksuale. 30 vite më parë njerëzit nuk mund të imagjinonin se mund të ekzistonte pornografia në rrjet, Snapchati apo Tinderi. Tashmë ne nuk mund ta imagjinojmë jetën tonë seksuale pa to. 30 vjet më vonë, jeta jonë seksuale do të jetë e paimagjinueshme pa gjeneratën e re të teknologjisë seksuale.”

Neil është i bindur se teknologjia është e ardhmja e marrëdhënieve seksuale. Ai thotë se marrëdhëniet intime me një robot mund të jenë një gjë normale në 30 vitet e ardhshme.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania