JOQ Albania
Home

“Ky individ po e fëlliq përjetë Tiranën”, urbanisti tregon si po i grabit hapësirat publike Veliaj
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/05/2019 16:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Tiranë hapësirat publike po zihen dita-ditës, jo vetëm nga ndërtimet, por edhe një faktor tjetër.

Një ekspert urbanisët ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se bëhet fjalë për zonat e rrethuara ngjitur me pallatet.

Sipas tij këto sipërfaqe, jepen me pagesë nën dorë të kreu i Bashkisë së Tiranës.

Urbanisti sqaron më tej se kjo që po ndodh është tërëisht anti-ligjore, pasi hapësirat ngjitur me pallatet janë në bashkëponësi të banorëve dhe bashkia nuk ka kompetencë ligjore të japë leje.

Mirëpo sipas denoncuesit bashkia ka sajuar një leje antiligjore, për të vjelur 2 mijë euro.

Urbanisti shton më tej se këto sipërfaqe, janë 100 fish i pallateve, të cilat po ndërtohen me ritme të shpejta në kryeqytet. Ndër të tjera denoncuesit thotë se tashmë që po afrojnë zgjedhjet, këto hapësira të rrethuara me rrjeta po shtohen, pasi dikush kërkon të mbledhë sa më shumë lekë.

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendetje JOQ.Jam nje Ekspert Urbanist dhe kjo qe po ndodh ne Tirane me hapesirat publike eshte makabre dhe shkakton dem disa here me te madh edhe se pallatet shumekateshe .Ne qe jemi ne kontakt me individet ndertues e dime se kjo sasi kolosale pagesash nen dore shkon tek kreu i Bashkise qe del ne televizor me ate ngerdheshjen prej shitesi oresh fallco.Keto siperfaqe jepen me pagese nen dore si hapesira publike nga Bashkia e Tiranes dhe pastaj prape me pagese nen dore sajohet nje Deklarate Paraprake gjoja per ndertime te lehta por qe perbejne ndertime te mirefillta.Eshte komplet antiligjore sepse hapesirat rreth e ngjitur pallateve ligjerisht jane hapesira ne bashkepronesi te banoreve dhe nuk ka kompetence ligjore Bashkia te jape leje por per 2 mije euro sajohet kjo leje antiligjore.Kjo ka sjelle masaker urbane dhe nje rini parazitare e te paangazhuar ne shoqeri dhe pa vlera te sinqerta.Siperfaqet e zena ne kete menyre kane zene nje territor sa 100fishi i pallateve per te cilat ankohemi .Pale pastaj lulishtet ku edhe ligjerisht eshte e ndaluar te vendosen lokale.Tani ne prag zgjedhjesh jane shtuar akoma keto rrjetat sepse dikush po nxiton te mbledhe me shume leke se nuk i dihet.Turp urban.Ju lutem publikojeni se ky individ po e felliq perjete Tiranen dhe po e ben te pabanueshme ate nga pikepamja Metropolitane dhe qytetare.