JOQ Albania
Home

Ky është këngëtari i njohur që vodhi 1200 euro bluza
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01/06/2019 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtari i njohur italian, Marco Carta është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Milanos nën akuzën e vjedhjes.

34-vjeçari është ndalur fillimisht nga rojet e sigurisë së Rinascente, magazina të mëdha luksi. Ai ishte në shoqërinë e një gruaje 53-vjeçare. Të dy po mundoheshin të dilnin nga magazinat pa u vënë re, teksa kishin vjedhur edhe gjashtë bluza me vlerë 1200 euro.

Këngëtari nuk kishte mundur të hiqte dot elementin plastik të sigurisë, i cili ndodhej i ngjitur në bluzë duke shkaktuar kështu ndezjen e alarmit.

Më tej, roja ka telefonuar policinë, e cila ka bërë ndalimin e më tej arrestimin e gruas dhe këngëtarit të njohur. Të dy janë lënë në arrest shtëpie, deri në momentin kur do të zhvillohet seanca gjyqësore.

Sipas mediave italiane, vepra penale e kryer nga Carta dënohet me 2 deri në 6 vite burg si dhe me gjobë nga 920 deri në 1500 euro.

Burimi: milano.fanpage.it  | Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania