JOQ Albania
Home

Kanceri i gjirit, zbulohet pilula “magjike” që sjell shpresë për gratë e sëmura
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/06/2019 19:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një medikament që po cilësohet si “magjik”mund t’u zgjasë jetën grave të diagnostikuara me kancer në gji.

Pas testimeve të kryera, ekspertët thonë se pilula që merret rregullisht ditë pas dite nga të sëmurët, mund t’u ndryshojë jetën grave me kancer.

Pas diagnostikimit në rastet kur kanceri i gjirit ka avancuar dhe është përhapur në organe të tjera, zakonisht pacientët kanë 2 deri në 3 vite jetë të mbetur.

Por, disa gra që i janë nënshtruar këtij trajtimi të ri janë ende gjallë edhe pas 7 viteve dhe kjo falë këtij medikamenti.

Në rastet e pacienteve ku tumori është përhapur në organe të tjera, pas marrjes së trajtimit thuhet të jenë zhdukur gjurmët e tij nga trupi.

Rezultatet e këtij testimi janë publikuar ditën e djeshme në konferencën ‘American Society of Clinical Oncology’ dhe konsiderohen si një hap i madh për shtimin e rasteve të kurueshme të kancerit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania