JOQ Albania
Home

Ibrahimoviç vijon të dhurojë “magji”, mahnit Amerikën me golin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/06/2019 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se vitet kalojnë, Zlatan Ibrahimovic vijon të mbetet i njëjti.

Sulmuesi suedez po bën paraqitje fantastike në kampionatin amerikan të futbollit me ekipin e tij Los Angelos Galaxy.

Në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, Ibra dhuroi një tjetër magji, duke shënuar një gol të pabesueshëm për Los Angeles Galaxy, me roveshatë.

Për fatin e tij të keq, goli nuk mjaftoi, sepse Galaxy u mund 2-1 në shtëpi nga New England Revolution.

Megjithatë falë paraqitjeve fatastike të Ibrës, Galaxy është në pozita mjaft të mira në renditjen e kampionatit dhe do të shkojë pa probleme në playoff.

Ndiqeni golin: