JOQ Albania
Home

Lajm i mirë për kafe-dashësit: Mund të pini deri në 25 filxhanë kafe në ditë, nuk ju bëjnë dëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/06/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kafe-dashësit mund të pinë deri në 25 filxhanë në ditë pa pasur probleme me shëndetin. Në këtë përfundim kanë dalë disa shkencëtarë në një studim të realizuar së fundmi.

Sipas studimeve të më parshme konsumimi i sasive të mëdha të kafeinës mund të ngushtojë arteriet duke ushtruar presion mbi zemrën.

Si pasojë personat që konsumojnë shumë kafe mund të rrezikohen prej atakut në zemër.

Por, ky studim i kryer me pjesëmarrjen e 8,000 personave thonë të kundërtën.

Studiuesit zbuluan se personat që pinin deri në 25 filxhanë kafe në ditë nuk kishin më shumë gjasa të kishin ngurtësim të arterieve krahasuar me ata që pinë më pak se një filxhan në ditë.

Rezultatet e kërkimit po prezantohen në një konferencë të ‘British Cardiovascular Society’ në Mançester.

Burimi:The Guardian|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania