JOQ Albania
Home

Shpallet goli më i bukur në Champions, mungon në 10-she “perla” e Icardit ndaj Tottenham
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/06/2019 16:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli u kurorëzua të shtunën për herë të 6-të si skuadra më e mirë në Europë.

Tashmë që u mësua mbreti i Europës, Uefa ka bërë disa llogari të tjera.

Vëzhguesit teknikë kanë përzgjedhur golin më të bukur, ku është përzgjedhur ai i Cristiano Ronaldos ndaj Mancester United.

Edhe pse Juventusi nuk mundi dot të ngrinte lart trofeun, mund të ngushëllohet me këtë çmim individual për lojtarin e tyre.

Ja renditja e plotë për edicionin 2018-2019

1) Cristiano Ronaldo goli ndaj Juventus

2) Lionel Messi goli ndaj Liverpool

3) Sadio Mane goli ndaj Bayern

4) Ivan Rakitic goli ndaj Tottenham

5) Leroy Sane goli ndaj Hoffenheim

6) Mbappe goli ndaj Mancester United

7) Raheem Sterling goli ndaj Shakhtar Donetsk

8) Ousmane Dembele goli ndaj Tottenham

9) Philippe Coutinho goli ndaj Mancester United

10) Luis Suarez goli ndaj Liverpool

Vëzhguesit teknikë ishin Thomas Schaaf nga Gjermania, Peter Rudbaek nga Danimarka, David Moyes nga Skocia, Raul Gonzalez nga Spanja, Packe Bonner nga Irlanda, Michael O’Neill nga Irlanda e Veriut, Gareth Southgate nga Anglia, Roberto Martinez nga Spanja dhe Ginez Melendez po nga Spanja.

Ajo që të bie në sy në këtë renditje është mospërfshirja në top 10 i golit të Icardin ndaj Tottenham, një gol i konsideruar tepër i vështirë nga specialistët, për nga ana teknike.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania