JOQ Albania
Home

Forbes: Ky është miliarderi më i ri në botë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/06/2019 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jay Z është këngëtari i parë i muzikës hip hop, i cili ka arritur të marrë statusin e miliarderit.

Si pasojë e një kombinimi të kompanive të suksesshme, muzikës fitimprurëse, investimeve të sigurta dhe zgjerimit në fushën e real estate, Jay ka arritur të ketë të ardhura në vlera të konsiderueshme.

Lajmi është bërë i ditur nga revista Forbes

Sipas saj, Jay, emri i vërtetë i së cilit është Shawn Corey Carter, ka arritur të grumbullojë 1 miliardë dollarë.

Vetë revista ka pasur nën vëzhgim reperin, prej momentit kur ai u rendit në listën e 400 njerëzve më të pasur në botë.

Siç duket, reperi ka arritur të bëjë zgjedhjet e duhura në biznes, sidomos pas bashkëpunimit me kompaninë e shampanjës Armand de Brignac si dhe konjakut D’Ussè.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania