JOQ Albania
Home

Iu bllokua Instagrami pas “pushtimit” të fushës, biondja tërheqëse e finales u jep fansave lajmin e mirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/06/2019 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Modelja Kinsey Wolanski u fut në fushë në finalen e Champions League dhe tashmë të gjithë po flasin për të.

Reklamimi i faqes dhe rritja e ndjekësve në profilin e saj kanë qenë padyshim qëllimi kryesor dhe bukuroshja ia ka dalë për mrekulli.

Fansat e saj në Instagram para finales ishin rreth 300 mijë, ndërsa pas “pushtimit” të fushës numri shkoi në 2.2 milionë.

Por, profili i saj në platformën e njohur u bllokua menjëherë pas kësaj.

Kështu, fansat e saj mbetën duke pyetur se çfarë ka ndodhur me llogarinë e saj. Por, në një postim të bërë nga partneri i saj në Instagram, Wolanski u kujdes që t’i informonte ndjekësit në komente që tashmë ka hapur një llogari tjetër.

Tashmë mund ta gjeni bionden e finales duke kërkuar për ‘kinseysuewolanski’ në Instagram. Ky është një profil i ri i saji ku numëron deri më tani 10,600 ndjekës. JOQ Albania