JOQ Albania
Home

19-vjeçari mposht keq 43-vjeçaren, bëhet kryetar bashkie
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/06/2019 8:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këtë vit në shtetin fqinj ka ndodhur çudia në zgjedhjet lokale të mbajtura sëfundmi.

Një 19 vjeçar ka arritur të fitojë zgjedhjet lokale dhe të bëhet kryetar i bashkisë në provincën ku ka lindur.

Pra, kryebashkiak i ri i Onore-s, një qytezë e vogël me 890 banorë në Valle Seriana në Bergamasca të Italisë, është vetëm 19-vjeç.

Ai quhet Michele Schiavi dhe ka kandiduar për forcën politike "Innanzitutto Onore" (Onore mbi të gjitha), kryetar i së cilës është vetë.

Michele arriti të mposhtë në këto zgjedhje kryebashkiaken aktuale, Angela Schiavi, duke fituar 51.22% të votave, kundrejt 48.78% të kandidates rivale.

I riu ka lindur në vititn 1999 dhe aktualisht vijon shkollën për Drejtësi.

Pavarësisht se ka të njëjtin mbiemër me kryetaren aktuale të bashkisë, arkitekte 43 vjeçe, ata nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre.

Burimi: TGCom24 |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania