JOQ Albania
Home

Nga Sarri te Chiesa dhe Pogba, Juventusi gati të shpërthejë në merkato
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 15:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Largimi i Allegrit ka bërë që te Juventusi të mendohet për ndryshume të mëdhaja në skuadër.

Në Itali, mediat sportive shprehen të sigurta se trajneri i ri i bardhezinjve do të jetë, tekniku aktual i Chelseat, Maurizio Sarri.

Gjithsesi, nuk është vetë, çështja e trajnerit, pasi kampionët e Italisë  janë duke punuar në dy fronte, atë të trajnerit dhe të përforcimeve me lojtarë cilësorë për të tentuar Championsin.

Nëse vjen Sarri, atëherë duket gati edhe lista e dhuratave. Për mesfushën preferohën Pogba dhe Milinkoviç Saviç, por të dyja rastet janë shumë operacione të vështira.

Ndërkaq, për Chiesën, bardhezinjtë kanë bërë shumë hapa përpara duke arritur akordin me italianin, por Fiorentina ndërron pronarët dhe transferimi mund të ndërlikohet.