JOQ Albania
Home

Nëna monstër dënohet me vdekje, mbante në shtëpi mes minjve foshnjet e vrara dhe fetusin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/06/2019 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Massachusetts është dënuar me vrasje, pasi trupat e dy foshnjeve dhe një fetus u gjetën brenda shtëpisë së saj, të rrethuar nga minjtë dhe papastërtia.

35-vjeçarja Erika Murray është dënuar me vdekje për vrasjen e dy fëmijëve dhe një fetusi.

Trupat e pajetë ishin fshehur në kosh, në shtëpinë e gruas, në Blackstone, në vitin 2014.

Fëmija i katërt, i cili kishte arritur të mbijetonte, ishte 10 vjeç. Ai është larguar menjëherë nga shtëpia e rrënuar.

Fqinjët tregojnë se shtëpia ishte gjithmonë e pistë. Prej saj kundërmonte erë e keqe si dhe kishte gjithmonë mbeturina, kudo.

Këtë e dëshmojnë edhe pamjet e filmuara brenda ambientit ku jetonte gruaja dhe fëmijët. Imazhet më pas janë shpërndarë në rrjet.

Betsy Brown, një fqinjë e Erikës, shprehet para trupit gjykues:

Erë e tmerrshme ushqimi i ndenjur. Rroba të vjetra që qelben era. Shishe fëmijësh të vegjël, ppastërti gjithandej. Shtëpia e saj është e tmerrshme. është era më e keqe që kam ndier ndonjëherë në jetën time”.

Ka qenë pikërisht fqninja ajo që ka lajmëruar autoritetet në gusht të vitit 2014, pasi 10-vjeçari i kishte kërkuar djalit të saj që ta ndihmonte për të pushuar së qari një fëmijë.

Gruaja tregon se fëmija, sikurse shtëpia, ishte i lyer me feçe dhe kundërmonte erë të tmerrshme. Ajo shton se i është dashur të përdorë bluzën e sja për të pastruar papastërtitë nga fytyra e fëmijës.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania