JOQ Albania
Home

Droni filmon pamje mahnitëse të mijëra muslimanëve duke u falur ditën e fundit të Ramazanit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/06/2019 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa pamje të mahnitshme janë kapur nga një dron. Në to tregohen mijëra muslimanë të cilët janë duke u falur në xhaminë historike të New Delhit, Jama Masjid. Videoja është realizuar ditën e djeshme.

Pamjet nga ajri janë marrë gjatë faljes së fundit të muslimanëve, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ditën e Fiter Bajramit, që në Indi festohej dje.

Jama Masjid është një nga xhamitë më të vjetra në Indi. Ajo është edhe xhamia më e madhe në këtë shtet, me një kapacitet prej 25 mijë njerëzish.

Ndërtesa është ngritur rreth shekullit XVII nga perandori Shah Jahan. Gjatë kohës së sundimit të tij është ngritur edhe tempulli ikonik Taj Mahal në Agra.

Pamjet tregojnë besimtarët, të cilët janë vendosur njëri pas tjetrit, në rresht, brenda ambienteve të xhamisë. Disa prej tyre kanë rrethuar shatërvanin që ndodhet aty, ndërsa shumë të tjerë shihen jashtë xhamisë.

Besimtarët janë veshur me kostume karakteristike të zonës, ndërsa në pamjet e publikuara shihen edhe fëmijë, të cilët shprehin gëzim e lumturi në fytyrat e tyre.

Burimi: The Sun |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania