JOQ Albania
Home

I paralizuar nga qafa e poshtë, 21-vjeçari bëhet i pari në botë që rifiton ndjesinë e lëvizjen në trup
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/06/2019 21:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një procedurë e re, ende në faza eksperimentale, po sjell shpresë për personat e paralizuar.

Kris Bosen është një 21-vjeçar nga Bakersfield, Kalifornia, i cili i është nënshtruar një procedure të njohur terapeutike të qelizave burimore dhe tashmë ka rifituar lëvizjen në pjesën e sipërme të trupit të tij.

Bosen mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik dhe druhej se do të mbetej gjithë jetën ashtu.

Në prill të vitit 2016, 21-vjeçarit iu injektua një dozë eksperimentale me 10 milionë qeliza AST-OPC1. Doza u injektua direkt e në qafën e tij aty ku nis edhe shtylla kurrizore.

Kanë kaluar tre vite qëkur Bosen mori për herë të parë trajtimin dhe rezultatet e tij kanë qenë të pabesueshme.

Pas vetëm dy javësh ai arriti që të rifitonte kontrollin dhe ndjesinë në krahët dhe duart e tij.

Kris tashmë shpreson se ky trajtim do ta ndihmojë që një ditë të ngrihet në këmbë.

Burimi:Truth Theory|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania