JOQ Albania
Home

Pronari i tij ndërroi jetë pas përplasjes së avionit, qeni e pret i trishtuar tek porta e shtëpisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/06/2019 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeni i një piloti, që u vra kur aeroplani të cilin ai po e drejtonte u rrëzua në Queensland, është fotografuar duke e pritur i trishtuar.

Në foton prekëse të shpërndarë në rrjet, qeni duket i trishtuar duke pritur tek porta e pronarit që ai të kthehet.

Por për fat të keq, piloti 52-vjeçar Marcel Van Hattem, dhe pasagjerja e tij 31-vjeçare, kanë ndërruar të dy jetë ndërsa kur aeroplani me të cilin po udhëtonin është rrëzuar të mërkurën në mëngjes.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur deri më tani vetëm trupin e z. Van Hattem ndërsa trupi i pasagjeres nuk është gjendur ende.

Hattem, i lindur në Holandë, ishte duke udhëtuar me gruan, e cila është në e një fëmije 11-vjeçar për në Gold Coast me rastin e ditëlindjes së saj.

Por, si duket udhëtimi u kthye në një tragjedi për të dy.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania