JOQ Albania
Home

Foshnja meket së qari, infermieret lyejnë thonjtë pa prishur terezinë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 7:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video është bërë virale në shtetin fqinj, Itali, teksa dy infermiere lyejnë thonjtë gjatë kohës që një foshnjë e sapolindur meket së qari.

Videoja u regjistrua nga nëna e foshnjes 3 muajshe në Repartin Pediatrik të Spitalit, Nola në Napoli. Ajo u shpërnda në rrjetet sociale nga një anëtar i Komisionit të Shëndetësisë në Campania, Francesco Emilio Borrelli.

Përbri materialit filmik të shpërndarë në rrjet, Borrelli shkruan se do të nisë një hetim ndaj punonjëseve të reja.

Nëse do të vërtetohet se ato kanë neglizhuar kryerjen e punës së tyre, atëherë do të merren të gjitha masat e nevojshme për t’i ndërshkuar.

Ai shprehet:

Ne i dërguam një njoftim autoritetit kompetent lokal shëndetësor. Nëse rezultati i hetimit të brendshëm nxjerr në pah çdo lloj neglizhencë, ne do të kërkojmë vendosjen e sanksioneve  hembullore disiplinore."

Ciro Carbone, president i Urdhrit të Profesioneve të Infermierisë në Napoli, gjithashtu foli për këtë çështje.

Ai komentoi:

Ne do të presim për përfundimin e hetimeve të brendshme që tashmë kanë filluar, Pastaj, nëse konfirmohet se anëtarët e Urdhrit të Napolit të Infermierëve bëhen protagonistë të sjelljeve të tilla serioze dhe duke dëmtuar emrin e mirë të profesionit dhe parimet e tij deontologjike, ne do të marrim të gjitha masat disiplinore të parashikuara".

Burimi: Gazzeta di Modena |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania